Akademia e Shkencave, Milo: Shumë e vjetëruar! Boçi: Të reformohet
Çfarë duhet të ndodhë me Akademinë e Shkencave? Profesor Paskal Milo, i ftuar dje në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se kjo Akademi duhet të ndryshojë cilësisht dhe domosdoshmërish duhet të ekzistojë.
I këtij mendimi është edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, ndërsa profesor Selami Xhepa shprehet se vetëm në Shqipëri ekziston termi akademik dhe paguhet për këtë.
Milo: Akademia duhet të ekzistojë si institucion dhe për mua kjo nuk ka diskutim. Është atabtuar Qendra Kombëtare Shkencore dhe ku Akademia e Shkencave, qoftë Qendra Albanalogjike dhe institutet e tjera të jenë të varura. Akademia e Shkencave nuk eliminohet, por bëhet pjesë e arkitekturës së kërkimit shkencor. Akademia nuk ka pse të ndryshojë emrin, por duhet të ndryshojë cilësisht. Ajo është e vjetëruar shumë, jo vetëm nga mosha por edhe nga idetë. Ajo duhet të rinovohet në përbërje dhe në koncept.
Boçi: Duhet të ekzistojë por të vendoset në eficencë. Reformimi duhet të nisë nga brenda i Akademisë. E gjitha të jetë pjesë e debatit shkencor. Qeveria duhet të stimulojë financiarisht shkencën. Qeveria duhet të stimulojë financiarisht shkencën. Mos funksionimi sjell atë sëmundjen e madhe të mungesës së shkencës në Shqipëri. Duhet të ekzistojë, të reformohet, të dëgjohet debati i brendshëm. Në qoftë se ka nevojë për faktor politik, ne jemi të gatshëm.
Xhepa: Nuk ka pse të zhduket emri. Por shtëpia e njerëzve të dijes nuk mund të jetë një klub ekskluziv të përzgjedhur të disa anëtarëve. Akademia të ishte një platformë koordinuese e kërkimit shkencor sepse gjithë institucionet marrin pjesë në të. Njerëzit e dijes shkojnë në Akademi për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Jashtë shtetit të jesh anëtar akademie nuk kërkon pagesa.
KOHA JONË SONDAZH

