FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidenti i Rakipit/ PDIU i përgjigjet ashpër PD, thirrje Prokurorisë

PDIU-ja reagon pas aksidentit të mëngjesit të sotëm, ku deputeti i saj, Aqif Rakipi u dorëzua në polici, duke pranuar se kishte aksidentuar me mjetin e tij një kalimtar në aksin rrugor Vorë-Tiranë.  PDIU-ja ka shprehur ngushëllimet familjes, ku edhe i bën thirrje Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohen politikisht për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa për deklaratën e PD-së, PDIU-ja e quan mjerim, pasi sipas saj po tenton të bëjë politike dhe opozitë me një aksident tragjik, ndërkohë që është ende në qeveri.

Deklarata e PDIU

PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?