Aksioni i forumeve rinore të opozitës: Çdo ditë protesta kundër Ramës

‘Prej ditës së hënë do të rinisim sërish protestat’, kështu deklaroi kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Në një intervistë për “Syri.net”m Këlliçi theksoi se prej ditës së hënë të rinjtë e FRPD-së por edhe të rinjtë shqiptarë do të jenë para ministrinë së Brendshme për të larguar Fatmire Xhafajn.

Ditën e hënë do të rikthehemi sërish në protestë. Të hënën e çdo ditë tjetër ne do të dalim dhe do të protestojmë sërish përballë ministrinë së Brendshme. Ne kemi ftuar edhe ata që nuk mendojnë si ne që të vijnë dhe të debatojmë. Nuk mund të festojnë të rinjtë e FRESSH, me fishekzjarrë ditën që u lirua Saimir Tahiri. Ajo ishte një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të jemi pak realistë. Këtu flitet për të ardhmen e vendit, nuk flitet për politikë, flitet për të ardhmen e vendit’, u shpreh Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e protestave do të jenë dhe të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe forumeve të tjera të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?