Aksioni i opozitës, Basha mbledh aleatët
Pas konferencës për shtyp, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri me dije se do të zhvillojë një takim rreth orës 12:00 me aleatët, ku mësohet se do të diskutohet lidhur me aksionin opozitar dhe vendosjen e datës së protestës së ardhshme.
Burime nga PD bëjnë të ditur se gjithashtu pritet të diskutohet edhe në lidhje me tensionin politik në rritje pas arrestimit të disa funksionarëve të PD në Librazhd.
Gjatë konferencës për shtyp për arrestimet e protestuesve dhe udhëheqëve të PD-së në Librazhd, Basha tha se: ”Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar, administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion, Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet kundër Kushtetutës. Pasi vuri në kontroll të gjitha pushtetet, po i përdor për të ushtruar dhunë dhe për të ndjekur e kërcënuar çdo kundërshtar të tij”.
KOHA JONË SONDAZH

