FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili i bashkohet LSI-së

Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili, ka vendosur të bëhet pjesë e LSI-së. Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Tiranë, Klajda Gjosha e ka prezantuar para të pranishmëve aktorin, i cili pёrfaqёson dhe njё grup tё madh artistёsh që kanë vendosur t’i bashkohen LSI-së.

Duke marrë fjalën, Laert Vasili, tha se ndonëse ka jetuar e punuar për shumë vite jashtë vendit, emocionin më të fortë e ka përjetuar duke qenë bashkë me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim.

“Jam i sigurt për fitoren dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë i sigurt kur shoh se ju nuk jeni nga ata që do bëni dokumentet për të fituar lotarinë dhe për të braktisur këtë vend, por ju do jepni energjinë tuaj, për ta bërë këtë vend, që siç zgjodha unë pas 20 vjetësh të kthehem në Shqipëri pas një karriere jashtë, ju siguroj se emocionin më të fortë nuk e kam ndjerë në asnjë publik në vendet e Europës, por emocionin më të fortë e përjetoj sot tek ju, tek Lëvizja Rinore për Integrim”, – tha Laert Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?