Akuza e Metës: Tahiri merr substanca që i japin fuqi artificiale

Placeholder Image

“Që unë të merrem me Sajen është humbje kohe, e dinë të gjithë pse është shkaktar dhe nuk është shkarkuar nga LSI. Është e tepërt. Edhe vetë në PS, nga kolegët e tij në qeveri dhe grupin e tij parlamentar e kanë të qartë që ai është një viktimë e marrëzisë së tij por edhe…”

Janë fjalë të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në një intevristë për Ora News. Armiqësia me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar shumë larg. Këtë të enjte në skenë janë sjellë edhe një herë përplasjet mes tyre.

“Tahiri i kapur peng? Peng është pak. Ai është zgjedhur në atë detyrë nga kreu i mavisë vetëm për tu keqpërdorur jo vetëm ndaj LSI, se kjo nuk ka lidhje me LSI, por dhe ndaj kolegëve të tij në PS si mënyrë e paligjshme. Çështja e përgjimeve nuk është e pavërtetë, përkundrazi. Është çështje shumë serioze” – tha Meta.
Zv.ministri i LSI-së që u shkarkua këtë të premte i thoshte Tahirit se e larguan ndërkombëtaret dhe jo LSI-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e di atë çështje, di që në momentin që u krijua kriza e çështjes së përgjimeve me këtë pajisjen që u fsheh në Ambasadën e një vendi partner që kishte ardhur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që ishte përdorur realisht nga policia, në atë kohë u krijua një situatë sikur zv/ministri i Brendshëm kishte përgjuar Ministrin e Brendshëm, zv.Ministri i LSI që në fakt ishte komplet një shpikje e Sajes.
Qëndrimi im që në momentin që më është thënë ka qenë ky që ja kam thënë dhe Sajes, Kryeministrit dhe partnerëve të ndryshëm kur më kanë pyetur për këtë çështje: Të bëhet hetim ndërkombëtar për këtë çështje, nëse një zv/ministër ka përgjuara Ministrin, të marrin dhe ekspertë nga FBI, Gjermania apo ndonjë vend tjetër meqenëse ky zv.ministri ka dhe shtetësi amerikane. Nëse është e vërtetë të shkojë në burg, jo të shkarkohet”
– tha Meta.
Gazetari Hila e pyeti Metën nëse e ka ndjerë intimidimin e Tahirit që si ish-Ministër i Brendshëm ka resurset e veta dhe është njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën e ka quajtur LSI-në kotele.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai duhet të bëjë ndonjë kontroll përveçse shëndetësor edhe për substanca që të japin një fuqi artificiale. Pastaj le të merret me LSI se LSI nuk ka kohë të merret me të. Nuk ka kohë as partia e tij” – tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?