FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e LSI se kontrollohet nga karteli i drogës, flet Haki Çako

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se i mirëkupton akuzat e nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama se ai është në dorë të kartelave të drogës.

“Policia është e angazhuar në zbatimin rigoroz të ligjit, në përputhje të plotë me kushtetutën. Mirëkuptoj çdo subjekt të caktuar politik që në emocionet e veta dhe kushtet e etheve dhe temperaturave të fushatës elektorale ka shprehjet dhe të drejtat e veta” – deklaroi sot Çako, në konferencën për arrestimin e vrasësit të dyshuar të ish-komisarit Artan Cuku.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama artikuloi akuza të rënda ndaj Haki Çakos dy ditë më pare, duke u shprehur se ai është në dorën e kartelit të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit. E ftoj Ministrin e Brendshëm që të vërë në shinat e zbatimit të ligjit veprimtarinë e Policinë e shtetit sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis. E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë.” – deklaroi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, gjatë konferencës së përbashkët me Administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2 në kryeqytet, Elez Gjoza

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?