Akuzat e PD, reagon Dako: Bashën do e çoj në gjyq
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha. Dako në një status në facebook, shkruan se do të çojë Bashën në gjyq për shpifje. Sot kreu i PD-së pati një takim me ambasadorin e SHBA kur përsëriti akuzat ndaj Dakos. Basha tha se Dako duhet të përfundojë para drejtësisë. Ndërsa në reagimin e tij Dako shkruan se e ka ndarë mendjen që të mos i ndahet derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit.
Statusi i plotë
Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time.
Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra.
Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.
Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere!
Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit.
KOHA JONË SONDAZH

