FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albana Vokshi: Krimi shtetëror që po kthen vizat për shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar sot për raportin e policisë holandeze, ku kërkohet rikthimi i vizave me Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Vokshi shprehet se vendet e BE-së po flasin për kanabisin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria, ndërkohë që institucionet shqiptare heshtin.

Deputetja Vokshi komenton dhe deklarata e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili quaji deklaratat për kthimin e vizave si “gjinkalla”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Albana Vokshit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ministri i Jashtëm, nën zhurmën bezdisëse të insekteve shumëkëmbëshe, qëllimshëm “ngatërroi” kabllogramet e Holandës për rikthimin e vizave, me regjimin e Qeverise “Rama” në toka të gjelbëruara me kanabis dhe në dete të zbardhura nga skafet që transportojnë lëndën që bleu pushtetin absolut në Tiranë.

Holanda dhe miqtë e shqiptarëve po flasin për këtë krim shtetëror…viktima të të cilit janë vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë izolim nga pjesa tjetër e Evropës…..”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?