FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aldrin Dalipi reagon për zëvendësimin e këshilltarëve

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës, Aldrin Dalipi ka reaguar për procedurën e ndjekur në zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit që lanë mandatet për shkak të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në një postim në Twitter, Dalipi publikon një dokument të baskisë ku jepen dhe argumentet juridik për zëvendësimin e anëtarëve të PS dhe LSI-së në Këshill.

“Ja e vërteta, sekretari i këshillit, letër KQZ për zëvendësimin e anëtarëve që u zgjodhën deputetë, me emra te rinj pas mbledhjes së komisionit të mandateve. Procedurë, ligjore”,- shkruan Dalipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kandidatja e LSI, Lindita Veliasi deklaron se emri i saj është renditur gabimisht në shkresën e dërguar në KQZ nga Këshilli Bashkiak për mandatet që zëvendësohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?