Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, Basha mbledh pasdite Këshillin dhe Kolegjin

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 18: 00 të pasdites Këshillin Kombëtar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Në mbledhje do diskutohet vendimi i Kryesisë së PD-së për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet ne 61 bashkitë si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që sipas PD-së po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksion opozitar në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas deklaratës për shtyp të mbajtur pasditen e djeshme nga selia blu, dy ishin takimet e rëndësishme të përcaktuara në agjendën e kryedemokratit Lulzim Basha pasditen e kësaj të hëne. Sipas raportimeve Basha zhvilloi një takim me aleatët, takim ky i cili nisi rreth orës 18:00.

Ndërkohë, që më vonë, rreth orës 19:00, kryedemokrati do të mblidhte dhe Kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me situatën politike në vend. Në përfundim të mbledhjes së kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e tij politikë, ka folur kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Sipas tij, e gjithë opozita i qëndron asaj ç’ka Basha deklaroi sot në konferencën për shtyp nga selia e PD-së, se, janë të angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër.

“Ne vijojmë të jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i njejtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot (dje). Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë”, u shpreh kryerepublikani Fatmir Mediu pas takimit në selinë blu.

Intensifikimi i aksionit opozitar tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki. Në mbledhje, Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën. Krijimi i aleancës qytetare vjen si si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar mazhorancën për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor. Po ashtu Kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit ne çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, njoftoi mbrëmjen e djeshme selia blu.

/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?