FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleancë PS-PD, Manjani: Rama dhe Basha nuk do e bëjnë gjumin të qetë

Ish-ministri kritik i qeverisë Rama, Ylli Manjani, ka komentuar sërish marrëveshjen mes dy liderëve kryesorë në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Në studion e Top Channel, Manjani tha se marrëveshja Rama-Basha shmangi një përplasje të madhe.

Më tej, duke komentuar zërat se kjo marrëveshje mund të vazhdojë dhe pas 25 qershorit, ish-ministri i LSI tha se një aleancë PS-PD është një aleancë për të amnistuar veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëveshja Rama-Basha shmangi një përplasje. Ndoshta po përgatitet dhe një koalicion i madh PS-PD. Një aleancë PD-PS është një aleancë për të amnistuar veten. Por, institucionet e reja që janë krijuar nuk ua japin këtë mundësi, ndaj do fillojnë ta bëjnë gjumin të paqetë”, deklaroi Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?