Aleatët akuza Bashës për votat “pro” Ruçit

Në vijim të diskutimeve në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e sotme, për rrjedhjen e votave për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, Lulzim Basha është sulmuar edhe nga një prej aleatëve të tij.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është drejtuar kryetarit të PD, duke i thënë se i takon atij të gjejë se kush votoi pro-Ruçit.

“Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër Facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne,” mësohet t’i ketë thënë Dashamir Shehi Bashës.

Debate të shumta në kryesinë e PD-së, pati edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ervin Salianjit e Grida Dumës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar të papranueshme rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD në seancën e djeshme për votimin e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit.

Basha ka diskutuar me deputetët procesin e votimit të Ruçit dhe kjo çështje do të hapet sërish nesër në seancën plenare.

Basha ka deklaruar se vendimi i grupit duhet të respektohej në unanimitet dhe ka dënuar rrjedhjen e votës si dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve.

SHKARKO APP