Aleatët e Bashës: Presidenti Ilir Meta shmangu konfliktin
Aleatët e PD-së kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e Presidentit Ilir Meta, për anulim të dekretit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. ”Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohesisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie por me dekret Presidneti”,-thuhet në deklaratë.
Deklarata e plotë
Presidenti Republikës me vendimin e sotëm për cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtime të gabuara. Si GQD i kemi kërkuar Presidentit të Republikës pikërisht këtë që bëri sot, si rruga e vetme kushtetuese. Ai është autoriteti i vetëm që vlerëson kushtetutshmërinë e vendimin të tij në mungesës të Gjykatës Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij.
Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohesisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie por me dekret Presidenti. Për sa kohë Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet të ndalë funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Çdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe antikushtetues.
I vetmi Institucion që mund të interpretojë vendimin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese që nuk ekziston prej dy vjetësh e shkatërruar qëllimisht prej Ramës. Është koha për zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
KOHA JONË SONDAZH

