Aleatët e PS çregjistrohen, Gjinushi kundër Ramës: Manarët le të tërhiqen, deshët do jenë në fushatë

Pas thirrjes për tërheqje nga gara të disa prej përfaqësuesve të partive të vogla ndaj aleatëve historikë të PS-së, si Paskal Milo e Skënder Gjinushi kanë ardhur dhe dy reagimet e para negative. Përveç kreut të PDS-së Paskal Milo edhe kreu i PSD-së ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara.

Në një reagim dhënë gazetares Marsela Karapanço për “BalkanWeb”, Skënder Gjinushi deklaroi se afati ligjor për të tërhequr regjistrimin ka ngrirë. Ai ka thënë po ashtu se PS nuk i merr dot 70 vota, duhet patjetër një aleat.

“Afati ligjor për të tërhequr regjistrimin ka ngrirë. Ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet. “Manarët le të tërhiqen, deshët do të jenë në fushatë. PS nuk i merr dot 70 vota, duhet patjetër një aleat”, tha Gjinushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petro Koçi i PSV ‘91 i bëri thirrje sot partive të majta që janë regjistruar tashmë në KQZ për zgjedhjet e qershorit të tërhiqen nga gara dhe të kërkojnë vota për PS-në. Sipas tij votat për to dëmtojnë fitoren e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?