FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleati i Lulzim Bashës sulmon kritikët: Jeni si veshët e gomarit

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i Partisë Demokristiane, i cili u zgjodh deputet në listën e Partisë Demokratike në Shkodër, Nard Ndoka ka sulmuar kritiket e Lulzim Bashës. Ndoka i quan kritikët si “veshi i gomarit” dhe thotë se më mirë që Basha ngriu funksionet e tij se ndryshe do shikonin gallatë në kampin blu. Sipas Ndokës në 22 korrik Basha do shkrihet dhe të tjerët do ngrihen.

Statusi i Nard Ndokes:

? Kritikët e Bashës në PD, si “veshi i gomarit”!

Swiss Digital Desktop Reklama

?Patozi, do garë, por pa Bashën, me veten e tij!

Swiss Digital Mobile Reklama

?Ruli heq dore vullnetarisht nga kandidimi para zgjedhjeve, pendohet pas zgjedhjeve!

?Jozefina është me Berishën, jo me Bashën. Berisha është me Bashën, jo me Jozefinën!

?Bregu del dhe i fut ndonjë ‘kodra mbas bregut’ dhe shkon me pushime!

?Bode shkruan peticione, ‘hedh gurin e fsheh dorën’, mos ta shohë Berisha!

?Imami pajtohet me Jozin që pas “97!

?Ca anonimë të tjerë që po bëhen medemek publik, duke sulmuar Bashën, ‘rriti këlysh se të hanë qenë’!

?Eduart Selami po garon në kushte të pabarabarta me Bashën, ashtu si Basha garoi me Ramën në zgjedhjet e fundit!

? Mirë që është nxehtë dhe Basha u ngri, se do degjonim dhe shikonim gallatë në kampin blu!

✌️ 22 Korriku po vjen, do shkrihet Basha do ngrihen të tjerët, procesi do vazhdojë, të shpresojmë në ringritjen e PD-së!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?