FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleksandër Çipa hedh poshtë shkrimin e gazetës greke për nënshtetsinë

Gazetari Aleksandër Çipa, njëherazi kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas shkrimit të botuar nga gazeta greke “Proto Thema”, ku shkruhej se disa banorëve të Himarës, përfshirë edhe vetë atë, pritet t’u hiqet shtetësia greke.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çipa sqaron se nuk ka pasur kurrë shtetësi greke, duke rrëzuar kështu pretendimet e të përditshmes së Athinës.
“Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem, nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Kam dashur në një moment rreth vitit 2001 të kem nënshtetësinë e Shqiptarit në Kosovë”, sqaron Çipa ndërsa thekson se artikulli është sponsorizuar nga qarqe filogreke në Himarë.
Sa për lajmin e botuar ne një media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare, dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të ve në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian”, vijon kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?