Alfred Peza “reciton” një poezi Patozit

Deputeti aktual i Partisë Socialiste, Alfred Peza edhe pse nuk u përfshi nga Rama në listat e kësaj partie për zgjedhjet e 25 qershorit, nuk ka ngurruar sot të komentojë përjashtimin e Astrit Patozit nga lista e PD.

Me anë të një statusi në “Facebook” Peza shprehet se Patozi shkëlqen me mungesën në listën e kandidatëve për deputet, ndërsa e vlerëson për modelin që ka ruajtur në Kuvend.

STATUSI I ALFRED PEZËS
Shkelqen me mungesen ne listen e kandidateve per deputete te PD, Astrit Patozi. Nje model urtesie e modestie, qe arriti gjate ketij mandati me ane te fjalimeve te tij, te ngjitej ne lartesine e nje zeri unik opozitar, qe do te na mungoje. Parlamenti i ri eshte qe sot pak me i varfer. E sigurte se ne ate salle nuk do te mungojne sharjet, dhuna verbale e fizike, fyerjet, fjalimet pa buke dhe oret e cuara dem nga anonime qe do lexojne gjera qe as vete nuk i kane kuptuar ndonjehere. Por ne shtator e tutje, ne krahun e djathte kur je perballe asaj salle, do te kete me pak racionalitet, kthjelltesi dhe art te fjales politike. Ndersa ata qe e kane pritur largimin e tij, ndoshta sot brenda SHQUP-it kane filluar te kendojne me vargjet e nje poezie te vjeter, qe ai vete ma ka recituar ne nje kontekst krejt tjeter, dikur:
Qe pa gdhire u ngrit sot fshati/
sa te madh kemi gezimne/
eshte larguar sot Astriti/
te kendojme per Lulezimne…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?