FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alizoti: PD duhet të mbetet për një kohë të gjatë pa kryetar

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se PD-ja duhet të rimarrë frymë dhe duhet të mbetet pa kryetar për një kohë të gjatë.

Alizoti: Duhet që kjo forcë e djathtë shqiptare të rikthehet tek ngjyra e flamurit të saj, të rikthehet tek vlerat e saj, të marrë grupin e interesin e saj dhe për mua duhet të rri për një kohë të gjatë pa kryetar. Unë dëgjoj zëra, bashkimi, partia, uniteti. Këto janë terma marksistë. Nuk ndodhin kot. Sa është marrë partia vetëm humbje ka.

Mbase unë nesër nuk jam fare në PD, por kjo është një forcë e të djathtëve që e kanë mbushur Shqipërinë me eshtra dhe gjak. Është pronë shpirtërore. Nuk është partia as e Bashës dhe as e kujt tjetër. Le të vijnë 100 veta të hedhin kandidaturën. Duhet garë 1 muaj, 3 muaj, 5 muaj që kjo parti të rimarrë frymë, ndryshe kjo parti është drejt dështimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?