FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorët – PD-së: Jo dhunë! Bllokim i Kuvendit, vijë e kuqe

 

“Top Channel” ka mësuar nga burime diplomatike për një takim ditën e djeshme (14 dhjetor) ku kanë marrë pjesë disa ambasadorë mes tyre ai amerikan, ambasadori francez, anglez, gjerman, numri 1 i BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin dhe ai i OSBE-së.

Në fokus të takimit ishte shqetësimi i përbashkët në lidhje me protestën e paralajmëruar të enjten nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata u dakortësuan se çdo lloj dhune gjatë protestës është e papranueshme, ka theksuar i njëjti burim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit mësohet se, ambasadorët ranë dakort të inkurajonë policinë dhe forcat e sigurisë për të ndërmarrë vetëpërmbajtje maksimale gjatë protestës së ardhshme.

Ata janë shprehur se, partitë politikë dhe figurat e tyre udhëheqëse që organizojnë protesta në të cilat ka dhunë, duhet të vihen përpara përgjegjësisë dhe të përballen me pasojat.

Në mënyrë të veçantë, çdo përpjekje përmes forcës për të ndaluar punën e Parlamentit, do të shihet si një përpjekje e qëllimshme në nëpërkëmbjen e institucioneve demokratike dhe do të përbënte një vijë të kuqe të pakalueshme, për këto vënde dhe organizata./Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?