FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori amerikan Lu takon Bashën dhe Kryemadhin

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu me kreun e PD-së  Lulzim Basha.

Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e selisë blu.

Basha dhe Donald Lu kanë zhvilluar një takim më të gjatë se 60 minuta, ku besohet se është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe për hapat që do të ndërmarrë opozita në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi mësohet se është kërkuar nga vetë ambasadori Donald Lu, i cili ka dashur që të takojë kreu e opozitës, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas takimit me kreun e PD-së, ambasadori amerikan Lu ka shkuar te takojë kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Gjithçka vjen 2 ditë pas zgjedhjes së Arta Markut si kryeprokurore dhe protestës së opozitës, që solli edhe të plagosur, pasi policia i sulmoi protestuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?