FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori britanik paralajmëron për rrezikun e ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, ka thënë se duhet pasur jashtëzakonisht kujdes me ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, për këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha rreziqet dhe pasojat.

“Idetë që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel duhet të jenë reale dhe të arritshme dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe progresit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Keefe, transmeton Gazeta Express marrë nga ‘Blic’. Ndërkohë ideja e shkëmbimit të territoreve është kundërshtuar edhe nga Gjermania dhe Kroacia gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundër kësaj ideje ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe disa parti politike në vend. I vetmi që po mundohet që në çfarëdo forme ta shtyjë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë është presidenti Hashim Thaçi, madje duke cituar edhe ish-presidentin Rugova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?