FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori hungarez: S’ka hapa drejt BE pa përfunduar Vettingun

Drejtësia dhe Vettingu ishin kryefjalë e deklaratës së ambasadorit hungares në Tiranë, Antal Heizer.

Gjatë një vizite në Shkodër, ai u shpreh se Vettingu është në interes të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj drejt BE.

“Vettingu është në interesin tuaj, në interesin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria nuk mund të bëjë hapa para për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian pa përfunduar Vettingun. Shpresoj që Parlamenti i ri do ta shpejtojë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu që mendoj se gjërat janë në rrugën e duhur, ndoshta jo aq shpejt sa ne do të dëshironim, por janë në drejtimin e duhur“, u shpreh ambasadori Antal Heizer.

Ky është apeli i radhës i një diplomati që kërkon hapa më të shpejtë në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë. Drejtësia shihet si çelësi kyç për integrimin e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?