Ambasadori i Austrisë vizitë në Elbasan, takon kreun e Bashkisë Gledian Llatja

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka pritur këtë fillim viti në zyrën e tij Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner.

Duke vlerësuar bashkëpunimin gjatë tre dekadave të fundit që Austria ka dhënë për Elbasanin, kryetari i Bashkisë u ndal tek mbështetja që Austria ka dhënë gjatë Luftës së Parë Botërore kryesisht në ndërtimin e shumë shkollave por edhe infrastrukturës moderne asokohe në Elbasan.

Ne kemi një bashkëpunim të hershëm me Austrinë, që nga krijimi i infrastrukturës së parë moderne në qytet, si edhe me zhvillimin e arsimit 8-vjeçar baze gjate viteve 1916 – 1919 në periferi të Elbasanit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Ambasadën Austriake“, tha Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseda mes kryetarit dhe ambasadorit u fokusua kryesisht tek arsimi, zhvillimit të qytetit dhe kulturës në përgjithësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne si Bashki do të hapim edhe muzeun e arsimit, ndaj kërkova mbështetjen e ambasadorit për të vazhduar atë traditë të mirë që ka Austria në Elbasan, me hapjen e shkollave në shumë fshatra të Elbasanit, ndaj duam të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me hapjen e muzeut të arsimit në Elbasan. Duke e cilësuar si një mik të mirë të qytetit kryetari i bashkisë ka falenderuar ambasadorin në këtë vizitë në këtë fillim viti në Elbasan, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen“.

Nga ana e tij Ambasadori i Austrisë vlerësoi mirënjohjen që kryebashkiaku i Elbasanit përcolli për mbështetjen që ka dhënë shteti austrise për Elbasanit ndër vite.

Ai pohoi se “është e vërtetë që prej dekadash kemi mbështetur Elbasanin por edhe të gjithë shqipërine në fushën e arsimit kryesisht në shkollat profesionale si edhe në fushën e turizmit si edhe Teknologjinë e Informacionit. Eshtë gjithmonë interesante të gjej trashëgimninë Austro- Hungareze, si edhe të vizitoj shkollën në Labinot të Elbasanit e cila u themelua në vitin 1917 pikërisht me ndihmën e ushtrisë Austro – Hungareze e cila asokohe ishte në Shqipëri, ku rreth këtyre viteve 1916 1918 – ka punuar për infrastrukturën dhe strukturën administrative në Shqipëri. Edhe këto tre dekdat e fundit ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve, dhe shpresojmë se do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në shqipëri“, tha Ambasadori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?