Ambasadori Sattler: Marrëveshja rrit stabilitetin në vend. Pjesë e saj edhe reforma në drejtësi

Marrëveshja e arritur një ditë më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha është përshëndetur nga ambasadori austriak në vendin tonë Johann Sattler.

Nga Fieri, Sattler u shpreh se zgjedhjet janë esenca e demokracisë, dhe për këtë arsye ai shtoi se është i lumtur që u arrit marrëveshja mes PS-së dhe PD-së.

Teksa deklaroi se marrëveshja mes palëve rrit stabilitetin në vend, diplomati austriak u kujtoi palëve se zbatimi i marrëveshjes përveç çështje së zgjedhjeve, duhet të fokusohet tek reforma në drejtësi, e cila sipas tij është dhe prioritet kyç në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?