Ambasadori serb flet shqip: Do t’i zgjidhim problemet
Serbia ka festuar Ditën Kombëtare, dhe për të kujtuar këtë ditë të veçantë, Ambasada e Serbisë në Tiranë organizoi një pritje të veçantë ku të ftuar ishin personalitete të jetës politike shqiptare, trupi diplomatik, personalitete të biznesit dhe medias.
Në një intervitë për ”Ora News”, Ambasadori Serb Miroljub Zariç, vlerësoi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa tha se ka ende ka punë për tu bërë kryesisht në sektorin ekonomik dhe kulturorë.
”Jam i kënaqur se ne vitet e fundit ka pasur intesifikim të marrdhënieve mes dy vendeve. Jam optimist në zhvillim e mëtejrshëm të marrëdhënieve sepse kemi shumë interesa të përbashkëta, sidomos për qëllimin e përbashkët për anëtarësimin sa me të shpejtë në Bashkimin Europian. Duhet të shohim nga e ardhmja, por dhe në të shkuarën kishim më shumë bashkëpunim se sa probleme”,-tha Zariç.
Si diplomat i akredituar prej 27 vitesh në vendin tonë Zariç, foli edhe në gjuhën shqipe.
I pyetur a ndikon Kosova, në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, ai dha këtë përgjigje:
Ne jemi në pritje për ditën e shtetit të Serbisë dhe jemi në Tiranë dhe do flasim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në çdo familje ka probleme, edhe midis popullit serb dhe shqiptar ka probleme por unë jam i sigurt se do ti përballojmë.
KOHA JONË SONDAZH

