FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori shqiptar në OKB: Agresioni rus vetëshkatërrues, të ndalojë

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbështetje të Ukarinës, e cila sot u sulmua nga Rusia. Ambasadori i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit është shprehur se Shqipëria e mbështet pa asnjë kusht Ukrainën, pas agresionit rus të natës së 24 shkurtit.

“I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë dhe të reflektojë menjëherë. Misioni i tyre si një vend i madh në botë, është ta ruajnë paqen dhe jo ta prishin atë”.

Me këto fjalë, Hoxha theksoi se është e papranueshme, që Rusia të sulmojë në të tillë mënyrë vendet fqinje dhe të kërkojë pushtimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një orë e errët jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, pasi ne dëshmojmë me drithërimë përparimin e një akti të pastër agresioni të planifikuar me kujdes dhe të ekzekutuar me gjakftohtësi”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?