Ambasadorja Kim: Gjykatat duhet të ofrojnë drejtësi për njerëzit, jo hakmarrje
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se gjykatat duhet të ofrojnë drejtësi për njerëzit dhe jo hakmarrje, ndërsa dha lajmin e mirë se Gjykata e Lartë do të plotësohet me të gjithë anëtarët e saj brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
“Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptare të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenarë që jemi partnerë me BE-në jo vetëm në mbështetje të Këshillit të Lartë Gjyqësore. Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se përmbush një kërkesë për anëtarësim në BE, por është kërkesa e popullit shqiptar.
Katër vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte një gjyqtar, sot kemi një trupë gjyqtarësh, mungojnë vetëm tre dhe besoj se do të gjenden. Dy javë kanë mbetur nga 2022, po besoj brenda 3-mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Ka kaluar mjaft kohë, duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit, duhet të gjejmë një mënyrë. Populli shqiptar pret gjykata me gjyqtarë të paanshëm që të japin drejtësi, jo hakmarrje. Që të dinë se kur të jenë në gjykatë do të jenë të barabartë pavarësisht rangut. Kjo ka qenë me rëndësi për ne si SHBA. Në mijëra çështje gjyqësore prej kohësh të mbetura në gjykatë janë shqyrtuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndaj ne duhet t’i japim drejtësi. Plotësoni gjykatën, duhet t’i jepni përparësi çështjeve emergjente”, tha ambasadorja Kim në një konferëncë për sistemin e drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

