FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ana e panjohur e Bregut por me një thumb për…

Deputetja ende në detyrë e PD-së, Majlinda Bregu, di të tërheq vëmendje, më së shumti pas kritikave dhe lënies jashtë nga lista e PD-së edhe pse në seancën e fundit plenare, ajo u shpreh se beteja sapo ka nisur për të.

E ftuar në studion e emisionit ‘Pasdite”, nuk i shpëtoi dot tundimit për të folur për politikën. Ndonëse rrëfimi i saj ishte i fokusuar tek jeta personale dhe familjare, ajo nuk e kurseu një mesazh për liderët e partive politike. Bregu thotë se gjëja e vetme që e bezdis është boshllëku i njeriut të politikë.

“Politika më përpiu tërësisht. Politika të përpin. Edhe këtu ke nevojë për të ruajtur balancat. Mua me bezdis shumë sot boshllëku i njeriut të politikë. Brezi i sotëm ka dëshirë që ti marri gjërat rehat. Kur them këtë kam parasysh njerëz me zgavër bosh. Mua më shqetëson prezenca e boshllëkut të njeriut në shoqëri. Ne vit pas viti po i largohemi figurave model. Këto të rinj që brohorasin sot me kujtojnë njeriun e ri në kohën e komunizmit”, tha Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa tërheq gjithmonë vëmendje me veshjet e saj gjatë fushatës, Bregu ndau me publikun edhe një koment që i bëri një qytetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë shkova dhe takova banorët tek Bregu i Lumit me një fund me lule, duke u premtuar aty se do t’u zgjidhej halli. Me ngrihet një zonjë e komuniteti rom që kishte lidershipin aty dhe kishte mbledhur të gjitha gratë e tjera dhe u thotë atyre se kjo qenka e dorës sonë sepse qenka e veshur me fustan me lule,- tha Bregu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?