Analisti serb: Qëndrimi i SHBA për Kosovën do të kuptohet në takimin e radhës Turmp-Putin

Themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiç, thotë se SHBA nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kosovën dhe Serbinë.

Ai thotë se Merkel dhe Trump mund të mos kenë biseduar fare për çështjen e Republikës së Kosovës.

Sipas tij ky është vetëm një supozim dhe mashtrim i publikut. “Absolutisht është vetëm një supozim se ata kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Ky është një abuzim me publikun gjasme Amerika ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” është shprehur Janjiç për agjencinë e lajmeve BETA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, vetëm në një takim të ardhshëm ndërmjet Donald Trupm dhe Vladimir Putin, do të merret vesh nëse vërtetë SHBA-të kanë ndryshuar qëndrim sa i përket zgjidhjes së çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton se SHBA-të e shohin nga një perspektivë krejt ndryshe çështjen e Kosovës dhe problemin në Ballkanin Perëndimor, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme por edhe për shkak të marrëdhënieve me BE-në dhe Rusinë. “Në Evropa por edhe në Serbi, ishte krijuar një atmosferë totalitare se vetëm një njeri duhej të ulej përballë një tjetri dhe të bënte marrëveshje pa palën e tretë. Tani më nuk është ashtu” ka thënë Janjiç.

Zyra e Merkel kanë konfirmuar dje një telefonatë të kancelares gjermane me presidentin Trump ku është diskutuar dhe për Ballkanin, por pa dhënë asnjë detaj shtesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?