Analiza e brendshme e PS/ Çfarë ndikoi negativisht dhe çfarë pozitivisht në rezultatin e 25 qershorit
Pavarësisht fitores në zgjedhjet e fundit, PS arriti objektivin e saj vetëm në gjysmën e qarqeve. Roli i pushtetit lokal, perceptimi për një fitore të lehtë por edhe fenomene si premtimi i votës në këmbim të favoreve apo punësimit, janë disa prej faktorëve që socialistët mendojnë se kanë ndikuar negativisht në rezultatin e tyre më 25 qershor. Këto të dhëna janë pjesë e një raporti të brendshëm të PS-së, të cilin ABC News e disponon, ku analizohet e gjithë puna, nga qendra në bazë e kësaj force politike.
KOHA JONË SONDAZH

