Analiza – Si ndikoi shtyrja e votimit me 60 minuta në marrjen e një mandati më shumë nga PS në Tiranë

Nga Afrim Krasniqi

Rreth orës 18:55 të datës 25 qershor 2017, vetëm 5 minuta përpara se të mbyllej votimi, KQZ lajmëroi se ka vendosur të shtyjë orën e votimit me 60 minuta. Vendimi i minutës së fundit krijoi probleme dhe keqkuptime tek komisionerët, pasi në disa zona komisionerët e pranuan, në disa jo. Për tu dhënë fund paqartësive KQZ dha një deklaratë për median rreth 15 minuta pas fillimit të shtesës së votimit, pra shumë vonë, ndërkohë që vendimi zyrtar u zbardh edhe më vonë.

Pati një debat mbi motivet zyrtare të KQZ: tri argumentet e tij ishin më shumë politike sesa ligjore, dhe përbëjnë një rast tjetër të standardeve të dyfishta. Referimi në vendimin e KQZ të numrit të ulët të votuesve, citimi i një shifre për temparatura (KQZ nuk është institucion që mat temperaturat dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që temparatura të jetë e njëjtë në të gjithë territorin!!), apo alibia për festën fetare dhe ritet fetare, – një funksion ekstra i KQZ, – nuk gjen bazë ligjore dhe mbetet një rast studimi!

Swiss Digital Desktop Reklama

vendim kqz

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush përfitoi nga shtyrja 60 minuta e votimit? Atë mbrëmje nuk kisha dilemë: përfitojnë partitë e madhe, sidomos partitë që kanë nivel të lartë mobiliteti, pra aftësi të organizojnë e motivojnë votuesit potencial të tyre për të shkuar tek kutia e votimit. Kjo zakonisht ndodh me motivim politik, por edhe me forma të tjera jopolitike, përfshirë përdorimin e infrastrukturës teknike (mjete transporti falas, etj). Tabela e IPR Marketing / Ora News jep të dhëna të detajuara mbi ndikimin e kohës shtesë tek partitë politike. Në 60 minutat shtesë votuesit i përkisnin 73.9% Partisë Socialiste, 13.2% Partisë Demokratike, 6.2% Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe 0-0.5% partive të tjera, ku më e penalizuara ishte LISTA dhe SFIDA.

A ka lidhje midis vendimit të KQZ (7 anëtarët janë përfaqësues politik të tri partive kryesore përfituese) me thirrjen e fundit partiake për mobilizimin e votuesve potencialë? Zyrtarisht jo. Secila palë mund të ketë llogaritur interesin e saj, por baza e llogarive mund të ketë qenë e gabuar dhe në fund, përfituesi është i qartë, – pala që fitoi zgjedhjet. A mund të ketë ndikim shtesa 60 minuta në rezultatin zgjedhor? Kjo kërkon analizë të detajuara zonë për zonë, sidomos ato ku votat e fundit përcaktuan mandatin, por një e dhënë është tashmë e qartë: në Tiranë mandati i fundit (gara midis numrit 19 të PS, 5 të LSI dhe 1 të PDIU) u vendos në minutat e fundit!
grafik analize
Të dhëna të tilla nuk janë kontestuese, por analizuese dhe një rast tjetër që duhet të na shërbejë për të kuptuar se rregullat e lojës në një fushatë elektorale, sidomos ditën e zgjedhjeve, nuk mund të ndryshojnë në minutat e fundit, dhe se pala garantuese e zgjedhjeve nuk mund të përfshihet direkt apo indirekt në favor të palëve të caktuara në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?