FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Bejtja: Dhuna në Elbasan do përhapet edhe në qytete të tjera

Placeholder Image

Në studion e Çim Peka Live, analisti Andi Bejtja, tha se dhuna që po ndodh në Elbasan me shumë gjasa mund të përhapet edhe në qytete të tjera nëse nuk do të ketë ndëshkime.

“Elbasani edhe sipas INSTAT është nga qytetet më të rrënuar dhe më të shpopulluar. Por kemi edhe inflacion krimesh elektorale, rrahjesh, bandash që nuk janë ndëshkuar në kohën e duhur. Dhe 14 marsi është një vazhdim euforie. Po të ishin ndëshkuar shpejt e shpejt, gjërat do ishin qetësuar dhe nuk do të ndodhnin këto që po ndodhin.

Nëse ti nuk ndëshkon dosjen 339, pushteti merr krah dhe të gjithë këta që po dhunojnë janë në krahun e pushtetit. Unë jam i prirur të besoj që një kandidat për deputet nuk ka pse agreson një biznesmen. Kjo punë do marrë krah edhe më shumë në vend të tjera. Nëse nuk do kemi një shembull konkret, kjo frymë do vazhdojë. Sepse aty varen edhe nga kandidatë që kandidojnë. Elbasani është një pikë traziti për të gjithçka”,– tha Bejtja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?