FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Bejtja: Masturbime shqiptare mbi Ballkanin!

Gazetari Andi Bejtja ka komentuar sot takimin e kryeministrave të Ballkanit në Durrës dhe teorinë për krijimin e “Jugosllavisë së Re”. Në një postim në Facebook, Bejtja shprehet se ide të tilla i shërbejnë Ramës për të hequr vëmendjen nga problemet reale që ka vendi.

Ai thotë se as Rama dhe asnjë prej kryeministrave të rajonit nuk mund të realizojë projekte të tilla. Ndërsa shton se Rama duhet pyetur për ekonominë në Shqipëri dhe jo problemet rajonale.

Komenti i plotë në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Andi Bejtja

Swiss Digital Mobile Reklama

Jugosllavia re, konfederate ballkanike, plani x, plani y …frikëra inekzistente…dhe folklor …bëjnë fiks atë që Rama do dhe fiks një ditë para se të shpalle qeverinë: t’i japin një peshë që nuk e ka jo vetëm ai, po asnjë nga liderët ballkanike.

Këta që ishin sot në Durrës nuk vendosin dot për veten e vet, jo më të prishin gjeopolitikën e Europës apo dhe me gjere…qoftë me bekim rus, qoftë me bekim iranian…

Ramës i duhet kërkuar plani ekonomik për Shqipërinë, se po i kërkuam llogari për konfederatën ballkanike a të ashtuquajturën Jugosllavi te Re e gjen një përgjigje, për të parën e ka vështirë të përgjigjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?