Anëtari i PD merr vendimin drastik: Largohem nga partia
Anëtari i Këshillit të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka marrë vendimin drastik pas humbjes së thellë që pësoi PD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Kullari njofton sot tërheqjen e tij nga politika, duke deklaruar se ndodhet në kushtet e qeverisjes më të keqe në 27 vite dhe të një opozite që po shkon drejt vetëasgjësimit.
Më tej, ai falënderon të gjithë mbështetësit dhe me njerëzit që punoi deri tani, duke shtuar se të gjithë së bashkua tentuan të mos lejonin këtë farsë të shëmtuar që po ndodh.
Ja sqarimi i plotë:
Te dashur miq dhe dashamires! Sidomos ju me te cilet kam punuar sidomos keto 4 vite ne opozite per fitoren e PD dhe te djathtes, per nje qeverisje me te mire. Ju falenderoj per mbeshtetjen e luajalitetin sidomos demokratet e Tepelenes me te cilet punuam per riorganizimin e PD ne vitin 2014 dhe ata te Selenices nga viti 2015 e ne vazhdim. Po ashtu ndjej nje mirenjohje te thelle per ata gazetare qe megjithe presionin e qeverise por fatkeqesisht edhe nga brenda PD-se per te mbyllur studiot, me kane ftuar dhe mbeshtetur per 4 vite rresht te thoja te vertetat sic i mendoja. Nga dita e sotme bej me dije vendimin tim per tu terhequr nga politika ne kushtet e qeverisjes me te keqe ne 27 vite dhe nje opozite qe po shkon drejt veteasgjesimit. Ne nje situate te paprecedente, nderkohe kam patur kenaqesine te bashkepunoje me nje grup te madh njerezish me kurajo brenda PD, per te mos lejuar kete farse te shemtuar qe po ndodh. Duke qene se nuk ma lejon morali te konformohem por dhe duke mos pare shprese se gjerat mund te ndryshojne e shoh me te udhes te terhiqem ne jeten private. Ju falenderoj dhe njehere.
KOHA JONË SONDAZH

