Ankimimi i 18 qershorit në Kolegj, Avokatja e Shtetit del në mbrojtje të kreut të KQZ-së: Gjykatat lexojnë titujt e gazetave

Debatit lidhur me datën e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve nga partitë pjesëmarrësë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk i ka rezistuar as Avokatja e Shtetit Alma Hiçka.

Pas rezultateve të mbrojtjes së interesave e shtetit shqiptar, Hiçka del në mbrojtje edhe të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, lidhur me çështjen e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të listave shumëemërore  të partive politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit nga PAA-ja.

Duke komentuar qëndrimin publik në faqen zyrtare të kreut të KQZ-së në rrjetin social “Facebook”, Hiçka e inkurajon Bibën të vijojë të shprehë qëndrimin e tij mbi bazën e argumentave, sepse nga eksperienca e saj, Gjykatat lexojnë më shumë titujt e gazetave sesa parashtresat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i plotë i Avokates së Shtetit Alma Hiçka

Swiss Digital Mobile Reklama

Ëell done. Me ne fund argumenta juridike Denar. Te inkurajoj te vijosh me keto argumenta sepse nga eksperienca ime Gjykatat lexojne me shume titujt e gazetave sesa parashtresat. Sidomos te inkurajoj te flasesh me shume per llogaritjen e afatit per daten 28 dhe 29, pasi eshte nje debat qesharak qe eshte mbyllur me nje, keshtu eshte bere gjithmone.

Ky eshte vertet nje afat i llogaritur mbrapsht por rregullat e pergjithme mbi menyren e llogaritjes se afateve nuk mund te anashkalohen. Nuk behet fjale ketu vetem per afatet e Kodit Zgjedhor por per cdo afat, per sigurine juridike. Llogaritja e afateve nuk do te te thote qe duhet te kete nje diference 50 ditesh midis dy datave apo 15 ditesh apo 30 ditesh, por do te thote vetem se kur te fillojme te llogarisim nje afat te caktuar ne dite do te numerojme deri ne 50 deri 15 apo deri ne 30 sipas rastit. Po kur dita e fundit bie pushim apo feste zyrtare? Si behet afati 15 ditor 16 apo 17 ditor ?

Neni 91/1 i Kodit Civil e thote qarte, s’mund te perjashtohen nga llogaritja te dyja ditet edhe 18 dhe 29.

Nese fillon llogaritjen nga data 18 duke perjashtuar 18 afati mbaron ne 29.

Pyetja ime juridike per ata qe iu duket sikur cfare kane zbuluar, duke perfituar nga rasti qe behet fjale per nje afat te numeruar mbrapsht eshte; Po sikur data 29 te ishte e shtune kur mbaron afati? Ne dt 28 te premten apo te henen me dt 1?

Sipas llogjikes se tyre i bie te mbaroje ne 28 dhe jo te shtyhet ne dt 1 sepse mbeten 47 dite.

Po a mund te interpretohet keshtu ligji?! A mund te llogariten keshtu afatet?!

Kjo do te ishte shume e rrezikshme per te drejtat e shtetasve sepse do krijonte nje pasiguri mbi menyren e llogaritjes se afateve, mbi lindjen dhe shuarjen e te drejtave, prandaj mendoj se duhet ta sarosh me qarte dhe me me force se afati eshte llogaritur plotesisht ne rregulll dhe ne perputhje me te drejtat e subjekteve ndaj te cilat vepron afati dhe cdo menyre llogaritje tjeter jo vetem nuk eshte adoptuar me pare por edhe ska asnje mbeshtetje ligjore, sepse te siguroj, gjykatat do lexojne titujt e gazetave dhe jo parashtresat. Prandaj, good luck.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?