Ankimimi i opozitës, Kolegji Zgjedhor pritet të hedhë shortin për anëtarët

Kolegji zgjedhor pritet të hedhë shortin për 5 anëtarët që do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për 18 qershorin.

Opozita me firmë të PAA ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozitga argumentin se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli  në orën 24:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me firmën e Agron Dukës opozita çon “18 qershorin” në Kolegj Zgjedhor

Listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, janë ankimuar nga opozita  në kolegjin zgjedhore, si të jashtëligjshme. Në kërkesën që mban firmën e Partisë Agrare Ambientaliste, të Agropn Dukës, pasi ky subjekt rezulton i regjistruar dhe deligjitimohet në ankim, argumentohet  se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qenë 28 prilli në orën 24:00, dhe jo data 29 kur u bë dhe regjistrimi i 15 partive pjesëmarrëse.

Argumentimi

Në argumentin e saj, opozita përmes PAA-së, thekson se në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative, në llogaritjen e afatit përjashtohet data kur lind detyrimi administrativ apo e drejta përkatëse e cila korrespondon me datën e zgjedhjeve 18 qershor 2017. Afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe konkretisht, afati i përcatuar në nenin 67 të tij është afat prekluziv. “Neni 67 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë parashikon njëkohësisht subjektet që kanë të drejtën të depozitojnë listat shumë emërore dhe afatin kur këto subjekte parti politike duhet të depozitojnë këto lista shumë emërore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Subjektet që kanë të drejtë të depozitojnë listat shumë emërore brenda një afati të caktuar, i cili është 50 ditë para datës së zgjedhjeve e llogaritur në ditë kalendarike është data 28 prill 2017. Partitë politike të sipërcituara kanë depozituar listat shumë emërore në datën 29 prill 2017, në tejkalim të afatit të përcaktuar nga neni 67, pika 1 e Kodit Zgjedhor. Data 29 prill 2017 është dita e 50-të e afatit 50 ditor, të cilin neni 67 e ka përjashtuar nga mundësia për të depozituar listat shumë emërore. Për sa më sipër, duke konsideruar se vendimet e datës 5 dhe 7 maj 2017 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të paligjshëm, kërkojmë: Shfuqizimin e vendimeve të KQZ-së nr. 283, 284, 285, 286, 287, 288 të datës 05.05.2017, dhe 289, 290, 291, 292, 293, 294, 295, 296, 297 të datës 07.05.2017; Gjykimin e ccështjes në themel, duke vendosur ccregjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputet të partive që kanë depozituar listat në datën 29.04.2017”- thuhet në kërkesë padinë e opozitës drejtuar Kolegjit Zgjedhor dhe që mban firmën e kreut të PAA-së, Agron Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?