FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anthony Scaramucci: Disa persona në Uashington po tentojnë ta rrëzojnë Trumpin

Ish-shefi për media i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili muajin e kaluar u shkarkua nga ky post, ka thënë sot se disa njerëz në Uashington janë duke punuar kundër presidentit Donald Trump.

Ai ka thënë se ekzistojnë elemente brenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump, transmeton Express.

Ai ka folur për ABC News për herë të parë qëkur u shkarkua muajin e kaluar – pas vetëm 10 ditëve në detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë ndodh në Uashington.. është se presidenti nuk është përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsyeje, disa persona kanë vendosur ta rrëzojnë atë,” ka thënë ai për ABC News.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendoj se ka elemente brenda Uashingtonit, e po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, që nuk janë duke iu ndihmuar me doemos interesave dhe agjendës së presidentit,” ka thënë ai.

Ai ka theksuar se tashmë i ka dhënë disa emra dhe se ndryshime strategjike janë duke ndodhur, kur iu kërkua t’i identifikonte individët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?