Anulimi i 30 qershorit, Basha: Ky është rezultat vetëm i…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi sukses të opozitës vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve.

“Mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve pse po e marr fjalën para jush dhe gjithë shqiptarëve, arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonëshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e panbdalëshme e ndryshimit që po vjen.
Ju jeni fuqia, ju jeni forca.
Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.
”, tha Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalimit para Kryeministrisë i bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë që të shmangin çdo ushtrim dhune qoftë ndaj godinës qeveritare, ashtu dhe ndaj efektivëve të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi I Evropës po vjen, gjykimi i popullit ëshë i pashmangshëm”, apeloi kryedemokrati Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/608084466344786/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?