Anulimi i zgjedhjeve, Rama mbledhje urgjente me grupin parlamentar

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë, Presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për shtyp Presidenti Meta renditi 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Lidhur me këtë çështje, pak minuta më pas Rama kërcënoi nga Berati ku po zhvillonte një takim elektoral, se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Dhe kur kanë kaluar afron 2 orë nga ky vendim i kreut të shtetit, kryeministri Rama ka thirrur në mbledhje urgjente grupin parlamentar të Partisë Socialiste, e cila do të mbahet rreth orës 22:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?