Anulimi i zgjedhjeve, Zguri ngrihet nga tavolina: Nuk diskutoj dekretin, debati s’është për KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr ne shqyrtim Dekretin e Presidentit te Republikes per anulimin e zgjedhjeve lokale ne 30 Qershor, qe mbërriti vetëm pak ore më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lidhur me këtë çështje KQZ-ja po mban një mbledhje urgjente ku po shqyrtohet ky vendim më i fundit i kreut të shtetit.
Në fjalën e tij, kreu i KQZ-së Klement Zguri i bëri apel anëtarëve të PS-së në Komision që të reflektojnë, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që të vihet në diskutim një dekret i Presidentit.
Zguri tha se ndodhej para një sfide dhe bëri të qartë se KQZ, institucion inferior ndaj presidentit nuk ka kompetencë për të diskutuar dekretin e kreut të shtetit dhe u ngrit nga tavolina duke ftuar anëtarët e tjerë ta ndjekin nëse kanë të njëjtin mendim.
“Është një situatë e pazakontë. Duket si sfidë. Nga një anë kam presidentin që çdekreton datnë dhe nga ana tjetër një mbledhje me një rend dite të thirrur nga dy kolegët e mi.
Refuzoj ti futem brendise kompetences, pasi nuk eshte KQZ, organi që ka detyrim. A mundemi ne anetaret e KQZ, një institucion inferior në raport me presidencen të refuzojmë nje vullnet te tillë?! Per mua eshte sfide qe nje rend dite ng dy kolege i behet dekretit te presidentit
Nuk e gjej me vend se mundem qetësisht të drejtoj KQZ kur ka debate kaq të forta dhe pa sens juridik. Nuk eshte debat qe duhet te zhvillohet ne KQZ. Për të qenë i qetë vetë në këtë paqartësi të madhe që ka zënë vendin, unë jam i detyruar të ngrihem. Kolegët e mi nëse e shikojne se jane te njejten logjike me mua mund të bashkohen“, tha Zguri.
Pas deklaratave të tij, Zguri braktisi mbledhjen e thirrur nga dy anëtarët Denar Biba dhe Bledar Skënderi, të cilët kundërshtojnë dekretin e fundit të Presidentit të Republikës.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1244783675700563/
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora tha se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

