FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apeli i Ramës: Zyrtarët që prodhojnë ”tortura” për qytetarët do ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama, në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes në kuadër të platformës ”shqipëriaqëduam.al”, u bëri thirrje qytetarëve që të kërkojnë sa më shumë zgjidhje për problemet e tyre.

”Inkurajojmë të gjithë ata që kanë më shumë se një vajtje ardhje në Hipotekë, të mos shkojnë më atje, por të drejtohen te platforma dhe të identifikohen personat që prodhojnë këto tortura plotësisht të paligjshme. Personat që i shkaktuan problem zonjës janë në proces disiplinor administrativ, për të zbuluar nëse jemi përballë një situate të veprës penale dhe më pas të dërgohen në prokurori”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi më tej, duke thënë se platforma e bashkëqeverisjes është një armë shumë efikase në dorën e çdokujt, duke thënë se përmes kësaj arme mund të vritet padrejtësia. Kreu i qeverisë paralajmëroi raport me emër dhe mbiemër për gjithë punonjësit, shkaktar të vonesave dhe padrejtësive të cilët do të përballen me masat përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?