FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arben Imami: Humbja e Bashës e tmerrshme

Arben Imami deklaroi se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit ishte një ‘llahtar’.

Në lidhje telefonike në studion e Neës 24, Imami deklaroi se Lulzim Basha ka shkatërruar themelet e bashkëjetesës së Partisë Demokratike. Sipas Imamit, Basha nuk ka respektuar statutin.

Ashtu sikurse Jozefina Topalli dhe Genc Ruli, Imami u shpreh se Basha duhet nxjerrë me dhunë nga selia blu nëse uzurpon vendin e kryetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Humbja ishte një llahtar, ligjor dhe moral. Veprimet e Bashës janë në shkelje të statutit të Partisë Demokratike. Ai është përgjegjës për shkatërrimin e themeleve të bashkëjetesës në PD. Nëse Basha e uzurpon vendin e kryetarit duhet nxjerrë me dhunë.” – deklaroi Arben Imami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?