Arben Malaj: Qeveria e vogël nuk përcaktohet nga numri i ministrive

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24 ish ministri i Financave dhe ish-deputeti i PS Arben Malaj komentoi kabinetin qeveritar ‘Rama 2’, si dhe shkrirjen e disa ministrive.

Arben Malaj tha se shkrirja e disa ministrive nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri të vogël, pasi ka faktorë të tjerë për ta përcaktuar.

“Ministria e Ekonomisë nënkupton sektorët realë të ekonomisë, por ka raste që ministrisë Ekonomisë i jepet edhe biznesi. Unë kam merak që të mos ketë mbivendosje ashtu siç ndodhi në mandatin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që është reduktuar numri i ministrive nuk do të thotë se kemi qeveri të vogël. Janë disa tregues që të bën të kuptosh nëse është qeveri e vogël apo jo. Nuk përcaktohet nga numri i ministrave, por sa është në total, sa shpenzohet etj”- tha Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?