Arian Çani: Edi Rama do jetë kryeministër edhe 12 vite!
Gazetari i njohur Arian Çani ka artikuluar kësaj here një parashikim ogurzi për të gjithë ata që e shohin demokracinë si një element që i nevojitet me patjetër Shqipërisë.
Teksa flite për qeverinë Rama2 në emisionin Studion e Hapur, Çani është shprehur se Rama nuk do të ikë në vitin 2021 kur i mbaron mandati, por në vitin 2029.
Sipas Çanit Rama do të “mbretërojë” edhe për 16 vite të tjera (3 mandate qeverisëse). Arsyeja që e shtyn gazetarin të mendojë kështu është se opozita e demokratëve e ka të pamundur ta rrëzojë nga pushteti.
Madje Çani tha se Rama është një adhurues i Presidentit turk Erdogan dhe do të vijojë të përdorë taktika diktatoriale.
“Të dytin e ka fituar, tani po mendohet për të tretin. Nëse vazhdon kështu opozita, Rama do marrë edhe të katërtin”,- tha Çani
KOHA JONË SONDAZH

