FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ARRSH njofton gjendjen në akset nacionale: Udhëtoni me kujdes në ditët me reshje

Mbrëmjen e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, njofton se nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale. Gjithashtu ARRSH njoftoi se po pastrohen gurët dhe inertet që kanë rënë në rrugë gjatë natës.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, shkruan ARRSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, situata e përmbytjeve mbetet problematike në disa qytete: Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?