Protestuesit shkatërrojnë degën e Bankës Kombëtare Tregtare përballë ambasadës amerikane

Edhe sot protestuesit shkatërruan biznese private, ndërkohë pasdite ata shkaktuan dëme edhe tek dega e bankës Kombëtare Tregtare te rruga e Elbasanit, përballë ambasadës amerikane në Tiranë. Protestuesit hynë brenda dhe morën materiale duke i hedhur në rrugë. Thyen xhamat, zyrat, dhe gjithçka kishte brenda bankës.

Lidhur me këto veprime, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka bërë të ditur se janë arrestuar persona të dyshuar për vjedhje në banka dhe institucione financiare, pas akuzave të ngritura nga disa biznese dhe institucione për marrjen e sendeve me vlerë gjatë protestave. “Deri në këto momente janë arrestuar persona për kryerjen e këtyre veprimeve dhe janë ngritur akuza për vjedhjen e bankave dhe institucioneve të kursimit”, deklaroi Hita.

Ai bëri të ditur se edhe gjatë mesditës së sotme janë dëmtuar institucione financiar, ku policia ka ndërhyrë dhe ka arritur të identifikojë disa prej personave të përfshirë. Kryepolici paralajmëroi se, nëse protestat vijojnë me të njëjtin intensitet, policia është e gatshme të ndërhyjë për të garantuar zbatimin e ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?