Artan Lame: Pas katër vjetësh nuk ka më legalizime
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame tha në studion e lajmeve të Ora News se sfida e qeverisë dhe e institucionit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme është që ti jepet fund procesit të legalizimeve.
Lame: Sfida e këtij mandati për institucionin e ALUIZNI-t dhe për qeverinë është përmbyllja e procesit të legalizimeve si një histori e së shkuarës. Unë e kam bërë si batutë që do të doja të isha drejtori i fundit i ALUIZNI-t, nuk e di nëse do vërtetohet kjo apo jo Në këtë mandat mbyllet historia e fjalës legalizimeve.
Artan Lame tha se problematikë kryesore mbeten legalizimet e pallateve të braktisura, një proces që ka nisur që në janar.
Lame: Tani vjen një pjesë shumë më e vështirë, që do të thotë përgjithësisht zonat informale e mbyllën procesin e legalizimeve dhe zonat informale vërtet ishin shumë dhe masive, por ishin dhe disi më të thjeshta. Psh në Bathore, është një zonë informale ka shumë pak probleme konfliktesh mes qytetarëve, në një kohë kur futesh në qytet, kur futesh brenda problematikave të qyteteve tradicionale, problematikat bëhen më të paimagjinueshme. Një problematikë e këtij lloji ishte ajo që ne filluam vumë rrugën e zgjidhjes në janar që ishte legalizimi i pallateve të braktisura.
Numri një i Aluiznit, tha se ky institucion renditet i fundit nga të gjitha institucionet për denoncimet për korrupsion.
Lame: Ia lë qytetarit të gjykojë, ia lë ju gazetarëve. Më thuaj sa herë në emisionet tuaja investigative janë trajtuar çështje të legalizimeve, mund të numërosh në këto 4 vjet, 2 ose 3 herë.
KOHA JONË SONDAZH

