Artistët dhurojnë gjak, Presidenti Meta: Përfaqësojnë denjësisht vlerat tona kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar artistët që i janë bashkuar kauzës për dhurimin e gjakut.

I rrethuar nga artistë të njohur shqiptarë, këngëtarë, aktorë e prezantues, Kreu i Shtetit thotë se ata treguan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot kam një falënderim të veçantë për këtë grup të mrekullueshëm artistësh, sportistë e gazetarë të mirënjohur, që iu bashkuan me vullnetarizëm kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut.

Me aktin e tyre, për t’iu bashkuar ‘Aleancës së Dhurimit të Gjakut’, ata treguan edhe sot se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare, humanizmin dhe solidaritetin.

Në shembullin e tyre i ftoj edhe njëherë të rinjtë e të rejat, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, përmes një procesi tërësisht të sigurt, që iu shërben jo vetëm shëndetit të tyre por edhe ndihmon për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.??”, shkruan Presidenti Meta.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?