FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artisti i njohur Gent Zenelaj: Disa nga shoqeria civile marrin nga 7 rroga dhe na bëjnë moral!

Gent Zenelaj është një nga figurat më dashura për publikun shqiptar. Ai ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘FitStation’ ku ka zbuluar për moderatoren Çenkuela Hasa projektet dhe planet. I pyetur nëse do të bëhej pjesë e politikës aktori nuk e përjashtoi këtë mundësi për News24.

Moderatorja: E ke menduar ndonjëherë të bëhesh pjesë e politikës?

Gent Zenelaj: Çdo ditë. Një miku im politikan më tha nuk ndryshohet sistemi po nuk u fute brenda sistemit. Problemi më i madh është se politika ka shumë para brenda dhe tendenca që ta ç’orientosh busullën e ndërgjegjes tënde është shumë e fortë, fillojnë tenderat apo postet. Ka sot njerëz të padukshëm që marrin 7 rroga dhe ne nuk e dimë. Janë njerëz që për fatin tonë të keq hiqen sikur janë pjesë e shoqërisë civile, ata janë më të rrezikshmit. E mendoj çdo ditë të jem pjesë e politikës, nuk e di nëse jam i duhuri se nuk e përcaktoj unë e përcakton populli apo elektorati. Unë kam vendosur të jem i sinqertë dhe i vërtetë aq sa mundem./bw/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?